Acer zbulon laptopin më të hollë në botë...

Acer zbulon laptopin më të hollë në botë...

Ekrani 4K OLED ka frekuencë rifreskimi prej 60Hz dhe rrethohet nga një kornizë e hollë me një raport ekran shasi prej 92 përqind.

Acer prezantoi sot një laptop super të hollë për profesionistët të cilët punojnë në lëvizje në një kohë kur shumica e njerëzve po punojnë nga shtëpitë dhe larg zyrave.

Swift Edge është një laptop 16-inç OLED me shasi prej magnezi dhe alumini dhe vetëm 1.29 cm dhe peshon vetëm 1.17 kilogram. Është më i lehtë sesa MacBook Air M2 13.6-inç i cili peshon 1.23 kilogram ose se LG Gram 16-inç që peshon 1.18 kilogram.

Ekrani 4K OLED ka frekuencë rifreskimi prej 60Hz dhe rrethohet nga një kornizë e hollë me një raport ekran shasi prej 92 përqind.

Modeli fuqizohet nga çipet AMD Ryzen 6000 dhe Pro 6000 të cilët vinë me grafika RDNA2 të integruara që do të thotë se përdoruesit mund të luajnë lojërat moderne me 1080p.

Gjithashtu vjen me 16GB RAM LPDDR5 e cila mund të bëhet në 32GB me opsione memorie prej 512GB dhe 1TB SSD.

Bateria ka një jetëgjatësi prej 10.5 orësh duke parë video dhe 8.5 orësh duke shfletuar në internet.

Opsione të tjera janë kamera FHD 1920×1080 dhe procesori Microsoft Pluton për sigurinë në Windows 11.

Laptopi ka një skaner të shenjave të gishtërinjve. Çmimet fillojnë nga 1500 euro.