AMD prezanton procesorët e rinj Ryzen 7000 më 29 Gusht...

AMD prezanton procesorët e rinj Ryzen 7000 më 29 Gusht...

Për ata që kanë ndjekur raportimet tona të mëhershme, ky është vetëm një konfirmim i asaj që kemi paralajmëruar se do të vijë.AMD konfirmoi se do të hostojë evenimentin e prezantimit të procesorëve të rinj AMD Ryzen 7000 “Zen4”, platformës AM5 dhe memorie DDR5 më 29 Gusht.
Evenimenti do të transmetohet live dhe do të ketë prezantime nga CEO e AMD Dr. Lisa Su, CTO Mark Papermaster dhe ekzekutivë të tjerë.

Për ata që kanë ndjekur raportimet tona të mëhershme, ky është vetëm një konfirmim i asaj që kemi paralajmëruar se do të vijë.

AMD ka planifikuar të prezantojë zyrtarisht modelet e reja të procesorëve më 29 Gusht ndërsa shitjet e tyre fillojnë nga data 15 Shtator.

Disa prej risive që presim nga procesorët e rinj janë:

  • Deri në 16 bërthama Zen 4 dhe 32 threads
  • Deri në 15% rritje performance për bërthamë
  • Arkitekturën e re Zen 4
  • Procesin 5-nanometër të prodhimit
  • Deri në 35% më shumë performancë në tërësi krahasuar me Zen 3
  • Folenë e re LGA në vend të PGA me gjilpëra pllakën amë dhe jo procesor
  • Mbështetje për memorie RAM DDR5
  • TDP 105 deri në 120W

Modelet që pritet të prezantohen janë:

  • Ryzen 9 7950X: 16 bërthama 32 threads me frekuencë deri në 5.5Ghz
  • Ryzen 9 7909X: 12 bërthama 24 threads me frekuencë deri në 5.4Ghz
  • Ryzen 7 7800X: 8 bërthama 16 threads me frekuencë deri në 5.3Ghz
  • Ryzen 7 7700X: 8 bërthama 16 threads me frekuencë deri në 5.3Ghz
  • Ryzen 5 7600X: 6 bërthama 12 threads me frekuencë deri në 5.2Ghz