Gamerat i japin lamtumirën platformës cloud gaming Stadia...

Gamerat i japin lamtumirën platformës cloud gaming Stadia...

Stadio shënoi mbylljen me lançimin e një loje të fundit Worm Game ku zhvilluesit e përdorën për të testuar shërbimin përpara debutimit publik.Google do të mbyllë ditën e nesërme shërbimin cloud Stadia dhe të rimbursojë gamerat.
I konsideruar si “Netflix i video lojërave” kur debutoi në Nëntor të 2019-ës, lojtarët mund të luanin video lojëra pa një kompjuter gaming apo konsolë.

Shërbimi do të jetë i paaksesueshëm nga dita e nesërme. Google ka premtuar rimbursime për këdo që ka blerë shërbimin.

Këtu përfshihen edhe ata që blenë kontrollorë, lojëra apo përmbajtje të shkarkueshme. Google ishte shprehur më herët e rimbursime do të përfundohen në mesin e Janarit.

Stadia shënoi mbylljen me lançimin e një loje të fundit Worm Game ku zhvilluesit e përdorën për të testuar shërbimin përpara debutimit publik.

Kompania tha se kontrollorët Stadia do të mund të përdorin Bluetooth për të luajtur lojëra të tjera në kompjuterët gaming edhe pas mbylljes së Stadia.

Në Shtator kompania tha se shërbimi do të mbyllej pasi nuk kishte fituar popullaritet në mesin e përdoruesve. Por fansat reaguan me trishtim duke thënë se disa lojëra që mund të luheshin vetëm në Stadia mund të humbasin përgjithnjë pasi shërbimi të mbyllet.