Grafikat e reja AMD për laptopët janë më të shpejtë se RTX 3060 në desktop...

Grafikat e reja AMD për laptopët janë më të shpejtë se RTX 3060 në desktop...

AMD gjithashtu konfirmoi katër dizajnë laptopësh të cilët do të vinë me Ryzen 7000/Radeon 7000. Janë laptopë AMD Adcantage Edition të cilët janë të parët me RDNA 3.AMD prezantoi në evenimentin e CES 2023 kartat e para grafike RNDA 3 bazuar në arkitekturën 6-nanometër për laptopët.
Njohur si Navi 33, ky çip grafike me madhësi 204mm2 përfshin enkodim dhe dekodim AV1. AMD gjithashtu ka përditësuar produktet Radeon 6000 me tre modele 50-80W bazuar në arkitekturën RNDA 2. Të tre kanë 4GB memorie G6 64-bit.
Për tu përqendruar tek grafikat e reja, RX 7600M XT është çipi grafik RNDA 3 më i shpejti për laptopët. Ka një TDP prej 75-100W dhe ofron 32 njësi përpunimi duke prodhuar 2048 procesorë Shader.

Çipi grafik ka 8GB GDDR6 me ndërfaqe 128-bit dhe 32MB Infinity Cache.

I njëjti konfigurim memorie dhe cache është aplikuar për RX 7600M, RX 7700S dhe RX 7600S. E vetmja diferencë është se 7600M/7600S kanë 28 njësi përpunimi dhe TDP prej 75-90W.

Sipas AMD-së, çipi grafik më i fuqishëm prezantuar sot është më i shpejtë sesa një GeForce RTX 3060 për desktop. Është një krahasim mjaft interesant duke pasur parasysh se RTX 3060 në desktop ka TDP prej 170W.

AMD gjithashtu konfirmoi katër dizajnë laptopësh të cilët do të vinë me Ryzen 7000/Radeon 7000. Janë laptopë AMD Adcantage Edition të cilët janë të parët me RDNA 3.

Ato pritet të shiten në Shkurt.