MacBook Pro 2023 më i shtrenjtë do të kushtojë 6499 dollarë...

MacBook Pro 2023  më i shtrenjtë do të kushtojë 6499 dollarë...

Modeli 14-inç fillon nga 1999 dollarë ndërsa 16-inç nga 2499 dollarë. Çmimet bazë mbeten të pandryshuara me modelet e kaluar por ndryshime të mëdha janë bërë në varësi të modelit.Ditën e sotme Apple prezantoi modelet e rifreskuara 14-inç dhe 16-inç për MacBook Pro me çipet M2 Pro dhe M2 Max të Apple. Kur konfigurohen me specifikat maksimale të harduerit, këto çipe kanë një çmim marramendës.

Modeli 14-inç fillon nga 1999 dollarë ndërsa 16-inç nga 2499 dollarë. Çmimet bazë mbeten të pandryshuara me modelet e kaluar por ndryshime të mëdha janë bërë në varësi të modelit.

Një model me specifikat maksimale MacBook Pro 16-inç kushton 6499 dollarë dhe vjen me procesorin M2 Max me 12 bërthama, grafika me 32 bërthama, 96GB RAM dhe 8TB SSD.

Gjenerata e kaluar shkonte deri në 6099 dollarë me procesorin M1 Max dhe 64GB RAM.

Modelet e fundit 14-inç MacBook Pro mund të konfigurohen me specifikat e njëjta me variantin 16-inç. Një model 14-inç MacBook Pro me çipin M2 Max, 96GB RAM dhe 8TB SSD kushton 6299 dollarë.

Porositë për laptopët kanë filluar nga dita e sotme ndërsa të parët do të dërgohen tek konsumatorët nga data 24 Janar. Modelet e personalizuara nuk vinë deri në Shkurt.