Në iOS 16 Face ID do të funksionojë edhe horizontalisht...

Në iOS 16 Face ID do të funksionojë edhe horizontalisht...

Apple nuk specifikoi se në cilat modele do të funksionojë modaliteti i ri i Face ID.
Pasi rindërtoi ekranin e kyçjes duke e pasuruar me një mori funksionalitetesh të reja, Apple me iOS 16 premtoi shumë veçori produktive drejt fundit të vitit.
Në konferencën WWDC Apple duke folur për të rejat e versionit më të fundit të sistemit operativ mobil të iPhone, zbuloi se përdoruesit tashmë mund të përdorin Face ID edhe me telefonin e orientuar horizontalisht.

Është një ndryshim i vogël por shumë i volitshëm sidomos për ata përdorues që përdorin telefonin horizontalisht që janë kryesisht adhuruesit e lojërave dhe përdoruesit që shohin përmbajtje video.

Apple nuk specifikoi se në cilat modele do të funksionojë modaliteti i ri i Face ID.