Rritja e çmimit të iPhone 14 është e pashmangshme...

Rritja e çmimit të iPhone 14 është e pashmangshme...

Rritja e çmimit sipas analistit ka më shumë të bëjë me rritjen e çmimit të komponentëve por justifikohet nga Apple edhe për shtim funksionaliteti.
Me shumë spekulime që sillen rreth modeleve të ardhshme të iPhone 14, një prej informacioneve më të debatuara është mundësia e rritjes së çmimit.
Sipas analistit të Wedbush Securities, Dan Ives, modelet iPhone 14 Pro do të kenë një rritje çmimi prej 100 dollarësh krahasuar me modelet iPhone 13 Pro. Kjo do të thotë se çmimi për iPhone 14 Pro fillon nga 1,099 dollar ndërsa iPhone 14 Pro Max nga 1,199 dollarë.

Rritja e çmimit sipas analistit ka më shumë të bëjë me rritjen e çmimit të komponentëve por justifikohet nga Apple edhe për shtim funksionaliteti.

Edhe analisti tjetër i mirënjohur i Apple Ming-Chi Kuo ka paralajmëruar rritje çmimesh. Ajo që deri tani duket plotësisht e vërtetë, është rritja e çmimit të modeleve Pro me 100 dollarë.

Ndërkaq iPhone 14 do të qëndrojë në të njëjtin çmim me iPhone 13 prej 799 dollarë ndërsa modeli iPhone 14 Max 100 dollarë më shumë sesa modeli standard prej 899 dollarësh.

Pavarësisht kostove më të larta, Apple pret kërkesë të lartë për iPhone këtë vit. Raportohet se ka porositur prodhimin e 90 milionë njësive që nga data e debutimit.