Samsung nxjerr në shitje monitorin 55 inch gaming...

Samsung nxjerr në shitje monitorin 55 inch gaming...

Rezolucioni i tij raportohet të jetë 4K UHD me frekuencë rifreskimi prej 165Hz. Detajet rreth çmimit mbeten të fshehta.
Samsung po përgatitet për lançimin e një monitor masiv në muajin Gusht quajtur Odyssey Ark.
Monitori i cili u prezantua në konferencën CES në Janar ka kaluar nëpër disa programe certifikimi përpara se të dalë në shitje.

Detajet rreth tij janë të pakta dhe kompania ka thënë se ka një panel 16:9 4K ndërsa këmba mbajtëse ka një bosht të mund të rrotullohet horizontalisht dhe vertikalisht.

Monitori ka një kënd kurbe prej 1000R dhe raport madhësie 16:9. Mund të përdoret horizontalisht dhe vertikalisht si dhe mbështet teknologjisë si FreeSync dhe G-Sync.

Rezolucioni i tij raportohet të jetë 4K UHD me frekuencë rifreskimi prej 165Hz. Detajet rreth çmimit mbeten të fshehta.

Odyssey Ark do të shkojë kryesisht për tregun gaming. Për krijuesit Samsung prezantoi së fundi modelet ViewFinity S8 në madhësi 27-inç dhe 32-inç.