Teknologjia e re e Microsoft do të reduktojë ndjeshëm kohën që i duhet një loje për tu hapur...

Teknologjia e re e Microsoft do të reduktojë ndjeshëm kohën që i duhet një loje për tu hapur...

Kjo teknologji funksionon duke ngarkuar një pjesë të proceseve të nevojshme për të hapur një lojë tek karta grafike në vend të procesorit.Microsoft do të sjellë dekompresimin grafik në kompjuterët Windows së shpejti pas lançimit të DirectStorage këtë vit.
Dekompresimi grafik do të jetë hapi i radhës drejt përshpejtimit të hapjes së lojërave në kompjuterët personalë.

Kjo teknologji funksionon duke ngarkuar një pjesë të proceseve të nevojshme për të hapur një lojë tek karta grafike në vend të procesorit.

Lojërat moderne përfshijnë sasi të mëdha asetesh si karaktere, peizazhe dhe objekte të cilat kompresohen të gjitha për të reduktuar madhësinë totale të një loje.

Duke zhvendosur një pjesë të proceseve tek karta grafike, koha e hapjes së lojërave mund të bjerë në mënyrë të ndjeshme.

Microsoft pretendon se hapja e lojërave do të jetë deri në 3 herë më e shpejtë duke liruar procesorin për të përpunuar procese të tjera.

Këto përmirësime po vinë së shpejti për zhvilluesit dhe të bëhen të disponueshme për Windows 10 dhe 11. Prodhuesit e kartave grafike si Nvidia dhe AMD gjithashtu duhet të lëshojnë driverat e përshtatur për DirectStorage 1.1 përpara se Microsoft ta bëjë të disponueshëm në fund të vitit.