Xiaomi 12 Ultra, ekran 6.7-inç dhe karikim 67-vat...

Xiaomi 12 Ultra, ekran 6.7-inç dhe karikim 67-vat...

Ekrani vjen prej Xiaomi 12 Pro me një madhësi prej 6.7-inç LTPO AMOLED, rezolucion QHD+ dhe frekuencë 120Hz.
Xiaomi Ultra 12 do të jetë një flagship që tregon se çfarë Xiaomi dhe Leica mund të ndërtojnë së bashku. Telefoni pritet të debutojë në Korrik, vetëm pak muaj pas prezantimit të partneritetit mes dy kompanive.
Sipas spekulimeve 12 Ultra do të ketë të njëjtin harduer i Mi 11 Ultra që do të thotë një kamër kryesor 50-megapiksel OIS, 48-emgapiksel 5x telefoto dhe 48-megapiksel me kënd super të gjerë.

Pjesë e sistemit të kamerave do të jetë një komponent ekstra quajtur 3D ToF. Kamera selfie do të jetë i njëjti modul prej 20-megapiksel i vitit të kaluar.

Ekrani vjen prej Xiaomi 12 Pro me një madhësi prej 6.7-inç LTPO AMOLED, rezolucion QHD+ dhe frekuencë 120Hz.

Telefoni do të kalojë në çipin Snapdragon 8+ Gen 1 me 8/12GB RAM LPDDR5 dhe memorie UFS 3.1 256/512GB. Së fundi bateria prej 4,800mAh do të karikohet me 67-vat me kabëll dhe 50-vat me wireless.