Hardware
Samsung do të ndërtojë pajisje të realitetit të zgjeruar...
Hardueri XR do të përfaqësojë edhe një bashkëpunim të ri me Meta dhe Microsoft por Samsung nuk hyn në detaje. Ka pasur spekulime se Microsoft mund të braktisë HoloLens 3 në favor të këtij projekti.Evenimenti Unpacked i Samsung nuk ishte i përqendruar vetëm tek Galaxy S23 dhe Galaxy Book 3. Kompania zbuloi për Washington Post se është duke punuar në pajisje të “realitetit të zgjeruar” (ku përfshihet realiteti i shtuar, virtual dhe i miksuar).
RTX 4060 Ti do të performojë njëlloj si RTX 3070 në gaming...
Ashtu si RTX 4070, RTX 4060 Ti do të përdorë konektorin PCIe Gen5 12VHPWR duke qenë se Nvidia synon ta standardizojë në mbarë linjën. Karta grafike do të ketë gjithashtu dizajnë kompakte të PCB.Nvidia GeForce RTX 4060 Ti mund të jetë e shpejtë sa RTX 3070 në gaming. GeForce RTX 4060 Ti pritet të përdorë bërthamën grafike AD106-350-A1, një version i shkurtuar i AD106 dhe sipas spekulimeve do të ketë 4352 bërthama CUDA me 8GB GDDR6 RAM me shpejtësi 18Gbps dhe ndërfaqe 128-bit.
Grafikat e reja AMD për laptopët janë më të shpejtë se RTX 3060 në desktop...
AMD gjithashtu konfirmoi katër dizajnë laptopësh të cilët do të vinë me Ryzen 7000/Radeon 7000. Janë laptopë AMD Adcantage Edition të cilët janë të parët me RDNA 3.AMD prezantoi në evenimentin e CES 2023 kartat e para grafike RNDA 3 bazuar në arkitekturën 6-nanometër për laptopët.
Njohur si Navi 33, ky çip grafike me madhësi 204mm2 përfshin enkodim dhe dekodim AV1. AMD gjithashtu ka përditësuar produktet Radeon 6000 me tre modele 50-80W bazuar në arkitekturën RNDA 2. Të tre kanë 4GB memorie G6 64-bit.
Për tu përqendruar tek grafikat e reja, RX 7600M XT është çipi grafik RNDA 3 më i shpejti për laptopët. Ka një TDP prej 75-100W dhe ofron 32 njësi përpunimi duke prodhuar 2048 procesorë Shader.
Laptopët e rinj LG Gram sjellin procesorët Intel të gjeneratës së 12-të...
Të gjashtë modelet përfshirë Gram 15, Gram 14, Gram 16 2n1 do të vinë me procesorët Intel Alder Lake.
Si çdo prodhues tjetër kompjuterësh, LG gradualisht ka filluar të përditësojë linjën e laptopëve me procesorët e fundit Intel dhe AMD.
Ditën e Hënë, të njëjtën ditë që Apple prezantoi MacBook Air M2, kompania rifreskoi linjën e laptopëve ultra-portativë LG Gram me procesorët Intel të gjeneratës së 12-të.
Të gjashtë modelet përfshirë Gram 15, Gram 14, Gram 16 2n1 do të vinë me procesorët Intel Alder Lake.
Apple M2 sjell 18% më shumë performancë sesa M1...
Duke pasur parasysh sesi Apple ka shkallëzuar M1 deri në një pikë sa të shkrijë dy të tillë në një të vetëm për të formuar M1 Ultra në Mac Studio, mbetet për tu parë sesi Apple do ta shfrytëzojë dizajnin e M2.
Pothuajse dy vite nga debutimi i Apple M1, çipit të parë ARM të gjigantit të iPhone, kompania tashmë ka një pasardhës: M2.
Ndërsa modeli M1 u shqua për arritjet e Apple në efikasitet dhe performancë, objektivi i M2 është rafinimi dhe përmirësimi i mëtejshëm më tepër sesa revolucioni. Këtë herë e gjithë vëmendja e kompanisë ka shkuar tek rafinimi.
Këtë vit Apple adreson një prej dobësive kryesore të iPhone...
Bazuar në informacionet e publikuara më herët, dy veçori pritet të jenë ekskluzive për modelet iPhone 14 Pro, kamera 48-megapiksel dhe çipi A16.
Të katër modelet iPhone 14 të cilët pritet të debutojnë këtë vit do të kenë 6GB RAM sipas një raporti që vjen nga Tajvani.
TrendForce tha se modelet iPhone 14 Pro do të kalojnë në një memorie RAM më të shpejtë dhe efikase njohur si LPDDR5 ndërsa modelet standarde iPhone 14 dhe iPhone 14 Max do të qëndrojnë me LPDDR4X.
Lajmet e fundit për iPhone 14...
Kompania ka vendosur të instalojë një modul kamere nga LG Innotek këtë vit që në të vërtetë ishte destinuar për iPhone 15.
Linja iPhone 14 mund të shkojë drejt rritjes së çmimeve në mënyrë të ndjeshme. Sajti shumë popullor Korean i teknologjisë ET News raportoi se për herë të parë në historinë e iPhone, Apple do të instalojë kamër frontale prodhuar nga një kompani Koreano-Jugore.
Kamera e re do të sjellë rritje të ndjeshme të cilësisë së imazhit por me një rritje kostoje.
Acer prezanton monitorët portativë 3D pa syze...
Diferencat mes tyre shkojnë sipas audiencave që synojnë. Versionet Pro shkojnë për teknologjinë kreative dhe dizajnin industrial.
Teknologjia e ekraneve 3D pa pasur nevojë për syze e Acer ka gjetur rrugën drejt laptopëve. Kompania prezantoi SpatialLabs View dhe SpatialLabs View Pro, dy monitorë portativë për krijuesit dhe adhuruesit e lojërave.
Evropa drejt standardizimit të USB-C për çdo pajisje elektronike...
Në Evropë çdo vit shiten gjysmë miliardë pajisje duke gjeneruar 11 mijë deri në 13 mijë tonë mbetje.
Bashkimi Evropian ndërmori një tjetër hap drejt standardizimit të karikuesve të pajisjeve elektronike ndërsa USB-C është opsioni më i preferuar.
Në Shtator të 2021 EU sinjalizoi se mund të detyrojë prodhuesit e pajisjeve elektronike të përdorin një teknologji standarde për karikimit të smartfonëve dhe tabletëve.
Dell rifreskon laptopët XPS me procesorët e fundit Intel...
Në teori dizajni i procesorëve Intel premton performancë dhe jetëgjatësi baterie më të lartë.
Dell rifreskoi ditën e sotme modelet e laptopëve XPS 15 dhe 17 dhe blerësit mund ti konfigurojnë me gjeneratën e 12-të të procesorëve Intel Core H.
Prezantuar në fillim të vitit, procesorët e rinj të kompanisë kombinojnë bërthama performance dhe efikasiteti në një çip të vetëm.
- You're currently reading page 01
- Page 02
- Page Vazhdo






