Skip to content

Acer prezanton monitorët portativë 3D pa syze...

Acer prezanton monitorët portativë 3D pa syze...

Diferencat mes tyre shkojnë sipas audiencave që synojnë. Versionet Pro shkojnë për teknologjinë kreative dhe dizajnin industrial.
Teknologjia e ekraneve 3D pa pasur nevojë për syze e Acer ka gjetur rrugën drejt laptopëve. Kompania prezantoi SpatialLabs View dhe SpatialLabs View Pro, dy monitorë portativë për krijuesit dhe adhuruesit e lojërave.
Të dy ekranet 15.6-inç mund të konvertojnë përmbajtjen nga 2D në 3D por gjithashtu mund të përdoren edhe si monitorë normalë 4K me shkëlqim 400-nits dhe mbulim ngjyrash 100 përqind Adobe RGB.
Diferencat mes tyre shkojnë sipas audiencave që synojnë. Versionet Pro shkojnë për teknologjinë kreative dhe dizajnin industrial.
Por për secilin model duhet pritur deri në Verë ndërsa Acer nuk ka dhënë as çmimet e tyre. Presim që të kushtojnë më pak sesa 1,700 dollarët për një laptop 3D të Acer.