Skip to content

Dell rifreskon laptopët XPS me procesorët e fundit Intel...

Dell rifreskon laptopët XPS me procesorët e fundit Intel...

Në teori dizajni i procesorëve Intel premton performancë dhe jetëgjatësi baterie më të lartë.
Dell rifreskoi ditën e sotme modelet e laptopëve XPS 15 dhe 17 dhe blerësit mund ti konfigurojnë me gjeneratën e 12-të të procesorëve Intel Core H.
Prezantuar në fillim të vitit, procesorët e rinj të kompanisë kombinojnë bërthama performance dhe efikasiteti në një çip të vetëm.

Në teori dizajni premton performancë dhe jetëgjatësi baterie më të lartë. Një prej tipareve të serive Core H është mbështetja për memorien RAM DDR5 dhe kontektivitetin Wi-Fi 6E falë të cilës përdoruesit mund të përfitojnë nga avantazhet e bandës 6Ghz.

XPS 15 fillon nga 1,449 dollarë me procesorin 12 bërthamësh Core i5-12500H, 8GB RAM DDR5 dhe 512GB memorie të brendshme.

Përdoruesit mund ta konfigurojnë me grafika RTX 3050. XPS 15 vjen me ekranin standard 15.6-inç FHD me 500 nits ndriçim.

Unik për XPS 15 është ekrani OLED opsional. Ndërsa XPS 17 fillon nga 1,849 dollarë dhe vjen me ekranin 17-inç FHD por mund të konfigurohet me panelin 4K. Ky model mund të konfigurohet me kartën grafike RTX 3060.