Skip to content

Evropa drejt standardizimit të USB-C për çdo pajisje elektronike...

Evropa drejt standardizimit të USB-C për çdo pajisje elektronike...

Në Evropë çdo vit shiten gjysmë miliardë pajisje duke gjeneruar 11 mijë deri në 13 mijë tonë mbetje. Bashkimi Evropian ndërmori një tjetër hap drejt standardizimit të karikuesve të pajisjeve elektronike ndërsa USB-C është opsioni më i preferuar.

Në Shtator të 2021 EU sinjalizoi se mund të detyrojë prodhuesit e pajisjeve elektronike të përdorin një teknologji standarde për karikimit të smartfonëve dhe tabletëve.

Parlamenti Evropian votoi në favor të propozimit 43-2 për të zgjeruar aplikimin e këtij standardi edhe për laptopët, konsolat, kamerat e etj. Ndërsa shumë prodhues Android kanë adoptuar tashmë USB-C, pajisjet Apple përdorin USB-C dhe Lightining.

Laptopët janë të fragmentuar akoma më shumë ku disa përdorin USB-C disa karikues tradicionalë. Bashkimi Evropian është i shqetësuar për impaktin mjedisor të blerjes së vazhdueshme të karikuesve, për irritimin e konsumatorit nga përdorimi i disa karikuesve për pajisje të ndryshme dhe nga kyçja në një ekosistem të vetëm të një prodhuesi.

Në Evropë çdo vit shiten gjysmë miliardë pajisje duke gjeneruar 11 mijë deri në 13 mijë tonë mbetje. Parlamenti Evropian do të rivitojë propozimin e rishikuar në Maj.